Ju thërras të ecim bashkë në gjëra të përbashkëta

Arbër Ismajli

Zhvillimet dinamike që kërkojnë sfidat e ecjes së shoqërisë sonë, janë përgjegjësi që qeverisja e vendit dhe klasa politike duhet t`i kthejnë në punë e përkushtim.

Ne duhet të jemi të sinqertë me mundësitë dhe kërkesat, sepse shtet-bërja dhe mirëqenia e shoqërisë sonë kërkojnë sakrifica ndryshe nga shoqëritë e shteteve të konsoliduara.

Andaj, sikur postulat kryesor për klasën politike del të jetë dhënia e përgjegjësisë në ushtrimin e qeverisjes.

Natyrisht, ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar se qeverisja para së gjithash është shërbim ndaj qytetarëve ,marrin sanksionimin e verdiktit të sovranit me votë!

Unë dua të besoj se ne të gjithë e kemi kuptuar tashmë se kemi obligime dhe përgjegjësi të reja dhe qasjen ndaj tyre duhet ta marrim duke ngritur interesat e përgjithshme mbi ato personale.

Jam këtu të ju thërras të gjithëve, se ne duhet bashkë të ecim në gjërat e përbashkëta.

Nëse mirëqenia na takon të gjithëve, edhe përgjegjësitë dhe ngecjet duhet t`i kemi të përbashkëta.