Ka ndërruar jetë Avni Sokoli, drejtori i shkollës në Goshicë

Ka ndërruar jetë drejtori i shkollës fillore “Mirali Sejdiu” në Goshicë, Avni Sokoli. Njoftimin e kanë dhënë autoritetet komunale në Viti, me ç`rast kryetari i Sokol Haliti ka ngushëlluar familjen.

‘E nderuara familja Sokoli, me pikëllim të thellë morëm sot lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj Avniut. Dhimbjen do e ndajmë së bashku me që Avniu një jetë të tërë ia kushtoi arsimimit të shumë brezave.

Ishte i veçuar si pedagog, por edhe si profesor i çmuar, e që vdekja e gjeti në detyrën e drejtorit të shkollës fillore “Mirali Sejdiu” në Goshicë.

Avniu, do mbetet i respektuar edhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm në trajtimin e çështjeve publike dhe aktivitetet humanitare.

Prandaj në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që njohën punonjësin shumëvjeçar të arsimit dhe drejtorin e shkollës, Avni Sokolin’, thuhet në ngushëllimin e Sokol Halitit, kryetar i Komunës së Vitisë.