Ka ndërruar jetë në Gjermani, Armend Agani, afaristi i njohur kosovar në sektorin e barnave
Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur kosovar në sektorin e barnave, Armend Agani.
Ai po trajtohej në Gjermani nga një sëmundje e rëndë.
Kështu ka bërë të ditur familjari i tij, Ferid Agani, i cili në shenjë respekti për familjarin, ka pezulluar aktivitetin zgjedhor si kandidat për deputet në listën e LDK.
Armend Agani ishte kryetar i ASPK-së.

