Kaos para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën autobotit të ujit
Kaos, dhunë, gurë, zjarr dhe tym. Kjo është situata aktuale përballë Kryeministrisë.
Prej disa orësh tashmë, protestuesit dhe policia vijojnë përplasjet me njëri-tjetrin. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, ndërsa uniformat blu janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.

