Këshilli i Evropës paralajmëron për rreziqet e korrupsionit gjatë pandemisë

Këshilli i Evropës, përmes mekanizimit anti-korrupsion, të enjten u bëri thirrje vendeve anëtare të tyre për të parandaluar rreziqet e korrupsionit, si pjesë e masave të jashtëzakonshme të marra për të luftuar pasojat ekonomike të epidemisë Covid-19.

‘Qeveritë duhet të menaxhojnë me rigorozitet rreziqet e korrupsionit që vijnë nga nevoja për të marrë masa të jashtëzakonshme për të luftuar pandeminë Covid-19’, shpjegon Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (Greco), me rastin e botimit të raportit të tij vjetor.

Këto masa përfshijnë ‘injektimin e shumave të konsiderueshme në ekonomi, për të zbutur pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë’, tha ai në një deklaratë. /MLH