Këtë javë nisin fluturimet nga aeroporti i Prishtinës, ky është orari!

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar tashmë planifikimin e udhëtimeve, ku janë bërë publike edhe detajet për fluturimet që do të realizohen deri më datën 14 të këtij muaji.

Sipas njoftimit, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina në Dusseldorf, me nisje në ora 19:30, ndërkaq më 14 qershor do të jetë një fluturim tjetër nga Prishtina në Stuttgart në ora 09:50.

“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS. 14 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e ANP, përcjellë express.

Sa u përket fluturimeve në kthim, ANP ka lutur të gjithë që të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencionet./mediafokus.info