Këtë libër ua bëri dhuratë presidentit dhe kryeministres serbe deputeti Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë një dhuratë interesante sot presidentit dhe kryeministres serbe. Mesazhi është i qartë, shkruan mediafokus.info

‘Ashtu siç kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ua dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinar – simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t’u shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj’, ka shkruar Kamberi.