Konfirmohet: Gjilani sot nis vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë
Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë, transmeton gazeta online Mediafokus.info.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për Informim e kësaj komune.
“Të nderuar/a,
Ju njoftojmë se sot (e premte) në Gjilan nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.
Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili mbahet me fillim në ora 10:00, te Qendra e Studentëve.
Pas takimit (10:10,) kryetari Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit.
Ju ftojmë të merrni pjesë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit./Mediafokus.info/

