Koronavirusi: Turqia pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, si masë mbrojtëse  nga virusi korona.

Numri i vdekjeve nga pandemia në vend ka shkuar në 92.

Në një fjalim drejtuar kombit, Erdogan tha se “të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar për një periudhë të pacaktuar”.

Sa i përket transportit të brendshëm, presidenti turk tha se udhëtimet brenda qyteteve tani do t’u nënshtrohen lejes së autoriteteve lokale.

Duke theksuar se Turqia ka klasën më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv për popullatën, Erdogan tha se ata po rrisin prodhimin e respiratorëve.

Ai u shpreh i bindur se populli turk do t`ia dalë edhe me këtë fatkeqësi natyrore.

“Ne vazhdojmë luftën së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, shtoi Erdogan, raportojnë mediat turke/mediafokus.oinfo