Shoqëritë e disiplinuara kanë shënuar sukses kundër Koronavirusit, edhe ne duhet të dëshmojmë këtë

ARBËR ISMAJLI

Sipas ekspertëve të cilët po merren me probleme virusale, pandemia “Koronavirus”, po futet në ditët më kritike të mundesisë potenciale të përhapjes, dhe e jona është që përmes disipinës dhe mbrotjes individuale dhe asaj grupore, të jemi preventiv dhe të japim maksimumin në ofrimin e shërimit, atyre që kanë nevojë!

Ne lutemi, që të jemi bashkë. Të ngjeshim rradhët, të shtojmë disiplinës, dhe të shtojmë pastërtinë, si masa më e mirë në parandalimin dhe pengimin e kësaj të keqe natyrore.

Është koha të jemi bashkë, ndryshe nga zhvilimet politike në vend, politika le të bëjë punën e vetë, ndaras nga ata, ne do bëjmë betejen jetike, për vetëveten dhe më të dashurit tanë!

Na duhet ngritje e vetëdijes, kapacitetet e sistemit tonë shëndetësorë janë të limituara, shpëtimi ynë qendron në preventivë, në rritjen e kujdesit dhe pastërtisë.

Shoqëritë e disiplinuara nëpër botë, kanë shënuar suksese kundër Koronavirusit, dhe ne duhet të dëshmojmë këtë.

Unë iu lutem qytetarëve, është kohë patriotësh, bëje luftën, vetëm ti mundesh të parandalosh, shpërndaje dijen tënde tek më të dashurit, zgjeroje tek miqtë dhe tek fqinjët.

Angazhohu, lufto, parandalo!

Pastrim dhe distancë, pa më të voglën panikë, me kujdes të shtuar dhe maksimal.

Jemi bashkë, për të ndihmuar njëri tjetrin, jemi këtu 24 orë për të ju shërbyer.

Askujt, nuk do t’i mungojë ushqimi dhe përkujdesja.

Eshtë koha ta ndajmë, atë, që kemi pak më shumë se të tjerët.

Na duhet zëri i solidaritetit dhe alturizmit tonë, ngase, në gjakun tonë, është ndjenjë, e cila, na ka bërë gjatë t’i mbijetojmë historisë.

Ne dimë të bëhemi bashkë, atëherë kur është koha, dhe këtë po e bëjmë edhe sot.

Një ditë, do të ndjehemi shumë krenarë, për atë, që, sot po e bëjmë, e që na duket pak.

Mund të jetë një këshillë: një sapun, një palë dorëza dhe një maskë, që nesër të jesh krenar që ke shpëtuar një jetë.

Jam i sigurtë dhe besoj se mundemi t’ia dalim bashkë! Janë në pyetje disa ditë, disa javë!

Zoti na bekoftë!