Kush është Zonja e parë në detyrë – bashkëshortja e Glauk Konjufcës?

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës që u zgjidh sot, Glauk Konjufca, do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.

Ai mori përkrahjen e 69 deputetëve për ta udhëhequr Kuvendin, e me automatizëm bëhet edhe drejtues i Presidencës së Kosovës.

Kjo bën që vendi të ketë, të paktën për kohë të shkurtër, edhe u.d. të zonjës së parë të vendit. Kush është ajo?

Deri tash, këtë funksion e kishte Prindon Sadriu, bashkëshorti i ish u.d. presidentes Vjosa Osmani.

Konjufca është i martuar me Emira Bajqinca Konjufcën, e cila është edhe fytyrë e njohur për publikun kosovar pasi më herët ka ushtruar rolin e aktores.

Emira ka qenë pjesë e serialeve, filmave vendorë e madhe edhe e këngëve për fëmijë.

Aktualisht, u.d. e zonjës së parë është asistente në Fakultetin Filologjik, dega e Gazetarisë.