Ky është 18-vjeçari shqiptar që vdiq aksidentalisht në Shqipëri
Një shqiptar i moshës 18-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.
I riu Alessio Bariamcanaj banues në Piombino Dese, derisa po udhëtonte në bordin e skuterit të tij Yamaha, për arsye ende të pa qarta humbi kontrollin dhe u përplas fort përtokë.
Megjithëse u transportua me urgjencë për në spital në gjendje kritike, ai ndërroi jetë disa orë më vonë. I riu po ndiqte shkollën e mesme atje.
Varrimi pritet të bëhet të enjten pasi kanë mbërritur në Itali të afërmit e tij përfshirë gjyshërit, shkruajnë mediat italiane.

