Ky është 59-vjeçari Idriz Kryeziu që mbeti i vdekur nga goditja e veturës

Mbrëmë rreth orës 21:30 një person ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga një makinë në fshatin Kijevë të Malishevës.

Personi që ka ndërruar jetë është Idriz Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malishevës.

Sipas këtyre burimeve, i ndjeri punonte si sigurim në një market në Kijevë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një 20 vjeçar, i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti me fatalitet.