LDK e dorëzon në Kuvend kërkesën për seancë

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja sa i përket dekretit të Presidentit për çështjen e mandatarit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë, ku pritet të votohet qeveria e re.

Këtë e ka konfirmuar në T7 shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi. Seanca pritet të mbahet të mërkurën.

LDK kishte bërë të ditur se kërkesën për seancë ku do të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin do ta dorëzojnë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin./mediafokus.info