Le t’flasin, ti jeto!

Majlinda Shala

Njerëzit kanë me fol.

Nëse rri në shtëpi – pse rri.

Nëse del – pse del.

Nëse hesht – pse hesht.

Nëse flet – pse flet.

Nëse qan – pse qan.

Nëse qesh – pse je kaq i lumtur.

Nëse largohesh – pse u largove.

Nëse qëndron – pse ende po qëndron.

Gjithmonë kanë me pasë diçka për të thënë.

E din çka?

Le t’flasin.

Ti nuk ke ardhë në këtë jetë me ua plotësu njerëzve pritjet.

Nuk ke ardhë me jetu sipas asaj se çka mendojnë të tjerët për ty.

Nuk ke ardhë me u mundu çdo ditë me i bindë njerëzit se je mjaftueshëm i mirë, mjaftueshëm i sjellshëm, mjaftueshëm i qetë, mjaftueshëm i suksesshëm.

Ke ardhë me jetu.

Me gabue.

Me mësu.

Me u rrëzu e me u ngritë.

Me ndryshu mendim.

Me u largu prej vendeve ku nuk ndihesh mirë.

Me i mbajtë afër njerëzit që ta duan të mirën.

Me thënë “jo” kur diçka nuk të bën mirë.

Me thënë “po” kur zemra ta kërkon.

Me zgjedhë paqe edhe kur të tjerët presin prej teje shpjegime.

Sepse në fund të ditës, ti je ai që duhet me jetu me zgjedhjet e tua, jo njerëzit që flasin për ty.

Ata do të flasin për disa ditë, disa javë, ndoshta edhe më gjatë. Pastaj do të gjejnë dikë tjetër, diçka tjetër, një jetë tjetër për ta komentuar.

Por ti?

Ti do të mbetesh me veten.

Prandaj mos e humb jetën duke u munduar me kontrollu mendimet e njerëzve.

Mos e zvogëlo veten vetëm që dikush tjetër të ndihet rehat.

Mos e ndrysho zemrën tënde vetëm sepse dikush nuk di ta kuptojë.

Nuk mundesh me ua mbyllë gojën të gjithëve.

Por mundesh me vendosë sa shumë do t’i lejosh fjalët e tyre me të prekur.

Dhe ndonjëherë, pjekuria nuk është me iu përgjigjë çdo fjale.

Është me buzëqeshë, me vazhdu rrugën tënde dhe me thënë: “Unë e di kush jam. Nuk kam nevojë me ua dëshmu.”

Le të flasin kur të duan.

Le të mendojnë çfarë të duan.

Le të krijojnë versione të tuat që nuk kanë lidhje me atë që je.

Ti vazhdo.

Jetoje jetën tënde.

Duaje veten.

Ruaje qetësinë.

Mos kërko leje për me qenë vetvetja.

Sepse një ditë do ta kuptosh se shumë prej gjërave për të cilat ke pasur frikë se “çka kanë me thënë njerëzit”, në të vërtetë nuk kanë pasur kurrë rëndësi.

Ajo që ka rëndësi është nëse ke qenë i sinqertë me veten.

Nëse ke dashur me zemër.

Nëse ke bërë paqe me veten.

Nëse ke jetuar ditët e tua ashtu siç ke dashur ti.

Prandaj, kur të flasin, le t’flasin.

Ti ke një jetë për ta jetuar.

Dhe ajo jetë është e jotja.

Kanë me folë kur të shohin duke ecë përpara, e kanë me folë edhe kur të shohin duke qëndru në vend.

Kanë me folë kur e ndryshon jetën, kur e ndryshon pamjen, kur e ndryshon shoqërinë, kur largohesh prej dikujt, kur fal dikë, kur nuk fal më.

Kanë me folë kur je i lumtur, sepse do të pyesin pse je kaq i lumtur.

Kanë me folë kur je i heshtur, sepse do të duan me ditë çka ke.

Kanë me folë edhe atëherë kur nuk u ke bërë asgjë.

Dhe në një moment duhet me e kuptu një të vërtetë të thjeshtë:

Nuk mundesh me e jetu jetën duke u munduar me ua mbyllë gojën njerëzve.

Sepse sa herë që ndryshon veten për dikë, gjithmonë do të dalë dikush tjetër që nuk është i kënaqur.

Prandaj mos e humb veten duke kërkuar miratimin e të tjerëve.

Nëse zemra jote të thotë me u largu, largohu.

Nëse ke nevojë për qetësi, hesht.

Nëse ke diçka për të thënë, fol.

Nëse do të fillosh nga e para, fillo.

Nëse ke gabuar, pranoje dhe mëso.

Nëse ke rënë, ngrihu përsëri.

Nuk ke pse me qenë perfekt për me qenë i denjë për një jetë të bukur.

Ke të drejtë me pasë ditë të këqija.

Ke të drejtë me u lodhë.

Ke të drejtë me mos pasë përgjigje për gjithçka.

Ke të drejtë me ndryshu.

Ke të drejtë me zgjedhë veten.

Dhe mbi të gjitha, ke të drejtë me mos ua shpjegu të gjithëve çdo vendim që merr.

Mos e mat vlerën tënde me numrin e njerëzve që të duartrokasin.

Mos e mat lumturinë tënde me atë se sa shumë të kuptojnë të tjerët.

Ka njerëz që nuk do të të kuptojnë kurrë, edhe nëse ua shpjegon veten njëqind herë.

Dhe kjo është në rregull.

Nuk je këtu për me qenë i kuptueshëm për të gjithë.

Je këtu për me qenë i vërtetë me veten.

Një ditë do të kuptosh se koha është shumë e çmuar për t’u harxhuar duke menduar.

“Çka kanë me thënë?”

Le të thonë çfarë të duan.

Ti ke me pasë ditët e tua, ëndrrat e tua, betejat e tua, kujtimet e tua.

Dhe në fund, nuk ka me rëndësi çfarë kanë thënë ata.

Ka me rëndësi si ke jetuar ti.

Prandaj merr frymë thellë, ngrije kokën dhe vazhdo.

Mos u bëj versioni që të tjerët duan me pa.

Bëhu ai person me të cilin mundesh me qenë krenar kur mbetesh vetëm me veten.

Le t’flasin.

Ti jeto.