Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi konkursin para zgjedhjeve

Në profilin e tij në Facebook, Lirim Mehmetaj ka bërë të ditur se VOX Kosova ka në dorë një incizim të një kryetari komune, në të cilin ai tregon se si Albin Kurti ia ka mundësuar hapjen e një konkursi në një institucion publik, transmetom Veriu.

Sipas Mehmetajt, qëllimi ishte që kryetari të punësonte njerëz para zgjedhjeve dhe më pas të bëhej kryetar.

Postimi i tij:

E kemi siguru ne VOX Kosova nje incizim te nje kryetari te Komunes ku tregon qysh ka qene bash Albin Kurti qe ia ka mundesu me hap nje konkurs ne nje institucion publik qe ky me mujte me punesu njerez para zgjedhjeve e me u be kryetar…

Per dicka qe eshte thellesisht kriminale e ligjerisht e denueshme tipi tregon krejt lirshem e me krenari.

Ne nje moment flet qysh ne ate institucionin i kane thane “bjeri 7-8 familjare t’i punesojme” po ky burr i mire iu ka thane “jo jo nja 150 vende i du”.

Pra, shihne shtresimin e kriminalitetit. Jo vec qe ka bo veprim i cili duhet me e çu n’burg, por edhe flitke hapur e me njefare mburrje per kete pune.

Une nuk e di kur edhe qysh keta njerez kemi me i çkape prej institucioneve, vec e di qe kurdo qe ndodhe ato institucione kane me qene aq te krimbura sa do te jene te pavlefshme krejt.