Luta e kujton Ilirin: Jam krenar që e kam njohur këtë veprimtar të madh

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka kujtuar veprimtarin e çëshjes kombëtare, Ilir Mustafa, në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se Ilir Mustafa ka qenë në gjendje t’i bëjë 1 mijë kilometra në ditë për të arritur të takoj njerëz të rëndësishëm në Europë për të sensibilizuar për çëshjen e Kosovës, transmeton Mediafokus.info.

“Tri vjet pa veprimtarin e madh, Ilir Mustafa, i cili ka qenë në gjendje t’i bëjë mbi 1 mijë kilometra në ditë për një takim 10 minutësh në Francë, Gjermani dhe nëpër Europë, vetëm për t’i njoftuar dhe sensibilizuar për çështjen e Kosovës. Ai nuk është frikësuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në rezistencën e tij për liri, pavarësi e bashkim. Unë jam krenar që e kam njohur dhe kam bashkëpunuar me këtë veprimtar për më shumë se dy dekada. Lavdi veprës së tij!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/