Lutfi Haziri: Gjilani do të jetë komuna e parë që s’e ka asnjë të infektuar
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur gëzimin që nuk është shënuar asnjë rast me Covid19 në këtë komunë, transmeton Mediafokus.info.
Sipas tij, nëse vazhdohet me masa strikte, së shpejti Gjilani do të jetë komuna e parë që nuk e ka ass një të infektuar.
Ja postimi i plotë:
#Dita39. Lajm i mirë për Gjilanin
Sapo e morëm njoftimin zyrtar nga IKSHP që nuk e kemi asnjë rast të ri me #Covid19, një bashkëqytetar është shëruar plotësisht, përderisa nëntë raste janë në tretman mjekësorë. Në izolim janë 7 familje në Lladovë, 3 në Arbëria, 2 në Malishevë të Epërme dhe 1 në Deremahallë. Në Vrapҫiq e Zhegër është shuar burimi i infeksionit. Po punojmë me zbatim të masave strikte dhe nëse vazhdojmë me këtë lojalitet qytetar, shumë shpejt Gjilani do të jetë komuna e parë që nuk e ka asnjë të infektuar. #rriNshpi

