Lutfi Haziri: Ky është gjaku, zemra e oksigjeni i LDK-së në Dardaninë e rezistencës për lirinë e shqiptarëve

Qytetarët e lagjeve Dardania I dhe Dardania II në Gjilan, i kanë dhënë mbështetje rekorde kandidatit për kryeministër, Abdullah Hoti dhe kandidatëve për deputetë të LDK-së: Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).

I impresionuar me këtë pritje, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është gjaku, zemra e oksigjeni i LDK-së.

“Ky është gjaku, zemra e oksigjeni i LDK-së, i organizuar nga lagja e rezistencës për lirinë e shqiptarëve – Dardania I dhe Dardania II. Ju falëmnderit shumë strukturave, veprimtarëve e simpatizantëve për mobilizimin dhe punën e jashtëzakonshme. Më 14 shkurt, ju ftoj të gjithëve, gra e burra, të rinj e të reja, pleq e plaka, nga qyteti e fshatrat, që në mënyrë solemne të dilni për t’ju treguar sa e madhe është LDK e Ibrahim Rugovës. Kam me mbetë gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë Haziri.

Kandidatët për deputetë nga LDK, kanë falënderuar këto lagje për mbështetjen e paparë, duke thënë se po i japin kuptim ecjes së tyre politike dhe zhvillimit të Kosovës me fitoren e LDK-së.

Gjilan garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80