LVV pranon vendimin e Supremes, nuk do të ankohet në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka lënë të kuptohet se nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për moscertifikimin e bartësit të listës, Albin Kurti dhe dy kandidatëve tjerë për deputetë, Albulena Haxhiu e Bajram Mavriqi.

“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.