Maskra e Mejës e ktheu Nanën Zojë në Nanë të Zisë

Lajmi për vdekjen e nanës Zojë e ka prekur e pikëlluar thellë edhe Feride Rushitin, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e cila ka bërë një postim të ndjeshëm.

‘Lajmi i trishtë i vdekjes së Nanës Zojë Prendi na kujton heroizmin stoik të nënave shqiptare. Me shumë mundime e sakrifica ajo rriti të pesë djemtë e saj Gjergjin, Robertin, Markun, Sokolin dhe Viktorin, të cilët ju vranë në mënyrën mizore nga forcat paramilitare serbe gjatë masakrës së Mejës.

Brenda një dite të kobshme më 27 prill 1999 Nana Zojë u bë Nanë e Zisë dhe Memorial i Gjallë i jetëve të pafajshme të këputura në lulen e rinisë.

Ajo jetoi për të kujtuar, e ne do të ruajmë kujtimin për të nderuar jetën e saj.

U prehsh në paqe Nana Zojë’, ka shkruar Rushiti.