Mbi 147 mijë raste me COVID-19, shifra rekord në SHBA

Situata me COVID-19 në SHBA sa vjen e rëndohet. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 147 mijë raste të reja me coronavirus, një shifër tepër e lartë krahasuar me vendet e tjera.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, mësohet se janë shënuar dhe 1,758 viktima nga Covid.

SHBA vijon të jetë vendi i parë më i prekur nga Covid në të gjithë botën, pasi gjithsej në të gjithë vendin numërohen më shumë se 25,293,201 raste dhe 420,972 viktima.