Nuk e njeh veten, gruaja ther burrin duke menduar se është me dikë tjetër në foto

Një grua xheloze është arrestuar në Meksikë pasi ka therur me thikë burrin e saj. Kjo ka ardhur pasi ajo i ka gjetur në telefon disa fotografi të vjetra të burrit të saj duke kryer marrëdhënie seksuale me “një grua tjetër”, duke dështuar ta kuptojë se fotografitë ishin të sajat kur ishte e re.

Gruaja, e njohur si “Leonora R” është arrestuar javën e kaluar pasi forcat e rendit u thirrën në një shtëpi në komunën e Cajeme, Sonora, për mosmarrëveshje në një familje.

Kur policia arriti, ata gjeten burrin e Leonorës, i identifikuar si “Juan N” të therur me thikë disa herë në këmbë dhe në duar.

Raportohet se sulmi ka ndodhur pasi Leonora gjeti disa fotografi eksplicite në telefonin e të shoqit, duke besuar se ishte një grua tjetër.

Pa i dhënë hapësirë të sqarohej, Leonora filloi ta qëllonte me thikë dhe ta ofendonte Juanin.

Policia njofton se Juan arriti ta hiqte thikën nga duart e gruas dhe ta pyeste se për çfarë fotografish po fliste. Pastaj, ai i shpjegoi se fotografitë ishin të tyre dhe ishin bërë kur Leonora ishte shumë vite më e re.

Leonora tha se nuk e kishte njohur vetën pasi gruaja në fotografi ishte më e re, më e hollë dhe ishte e grimuar.

Juan tregoi se ia ka shpjeguar të shoqes se fotografitë i kishte gjetur në një email të vjetër dhe i kishte ruajtur në telefonin e tij.