Mbi 2 mijë gjoba trafiku në Kosovë në 24 orët e fundit
Policia ka njoftuar se mbi 2 mijë gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 45 me dëme materiale.
Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 29 persona dhe 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.