Me dhjetëra aktivitete, Gjilani shënon festat e fundvitit

Komuna e Gjilanit do t’i shënojë festat e fundvitit me anë të dhjetëra aktivitete kulturore.

Aktivitetet fillojnë nesërmbrëma, me ngjarjen e madhe humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” e cila nis në ora 21:00 dhe transmetohet direkt në RTK.

Ndërkohë, aktivitetet do të përfundojnë më 31 dhjetor, ku kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, së bashku me qytetarët, e pret në shesh ndërrimin e motmoteve, për të vizituar më pas institucionet e kujdestarisë 24 orëshe./MediaFokus/

Ja agjenda, të cilën e ka dërguar Komuna e Gjilanit: