Miftaraj: Kurti konsistent në shkelje të Kushtetutës dhe deligjitimim të institucioneve kushtetuese

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se kreu i LVV’së, Albin Kurti, është konsistent në shkelje të Kushtetutës dhe deligjitimimit të secilit institucion kushtetues.

Miftaraj ka thënë se sot ka nisur me shkeljen e aktgjykimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tutje ka shkruar se Kurti ka nënshtaruar Agjencinë kundër korrupsionit, Policinë dhe Prokurorinë Speciale.

Reagimi i plotë

Albin Kurti është konsistent vetëm në dy gjëra:

1. Shkeljen e Kushtetutes sa herë t’i ipet mundësia; dhe

2. Deligjitimimi i secilit institucion kushtetues, duke u tall me Kuvendin si institucion që njihet dhe si tempulli i demokracisë. Deligjitimimi i pushtetit ekzekutiv, pushtetit gjyqësor, Gjykates Kushtetuese, KPM, RTK, etj.

Sot filloi shkelja e Aktgjykimeve të GJK lidhur me konstituimin e Kuvendit nese i njejti nuk ndodh deri neser.

Me betimin e deputeteve u shkel aktgjykimi i Gjykates Supreme qe e sanksionon si veper penale ushtrimin e njëkohshem te pozites se deputetit dhe ministrit ne detyre.

Albin Kurti dhe LVV e ka nenshtru dhe privatizu Agjencine per Parandalimin e Korrupsionit andaj edhe kjo agjenci nuk guxon me inicu konfliktin e interesit ndaj ministrave deputete.

Albin Kurti dhe LVV e ka nenshtru Policine dhe PSRK. As Policia e as PSRK nuk guxojne me hetu mos zbatimin e vendimit te Gjykates Supreme.

Opozita nuk guxon me kerku nga Policia dhe PSRK me zbatu ligjin se i kane dostat ne keto institucione.

LDK kur te flet me Kurtin per koalicion qeverises a guxon me i hap keto tema qe lidhen me demokraci, sundim ligji dhe qeverisje te mire, apo vetem me marr nja cope pushtet pa parime me rahatu Vjosen, njerezit e saj dhe do njerez afer Lumirit.

Deri atehere do kemi shkelje edhe tjera te Kushtetutes dhe ligjit sepse keshtu po don Albini dhe VV.