Milaim Zuzaku – Mili, një emër që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e KF Drita

Shkruan: Ismajl Veliu

Milaim Zuzaku – Mili është një ndër veteranët dhe figurat më të respektuara të KF Drita.

Karrierën e tij në fanellën bardhekaltër e filloi në vitet e `80-ta, duke u dalluar jo vetëm për aftësitë e tij si futbollist, por edhe për karakterin, korrektësinë dhe shpirtin sportiv që e shoqëronin në çdo paraqitje.

Si lojtar, ai ishte shembull i disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa për shumë vite mbajti me krenari shiritin e kapitenit të ekipit, duke udhëhequr bashkëlojtarët me përgjegjësi dhe dinjitet.

Pozitiviteti, modestia dhe respekti që gëzonte në fushë dhe jashtë saj e bënë një nga futbollistët më të dashur të brezit të tij.

Pas përfundimit të karrierës aktive, Mili vazhdoi t’i shërbejë futbollit dhe klubit të zemrës edhe si trajner.

Një ndër trajnerët e parë në Kosovë të licencuar nga UEFA, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit dhe në edukimin e shumë brezave të rinj.

Për dekada me radhë, Milaim Zuzaku – Mili i ka shërbyer me besnikëri dhe përkushtim KF Dritës, duke u bërë pjesë e pandashme e historisë dhe traditës së klubit.

Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt nga sportdashësit dhe brezat që e kanë parë dhe vlerësuar kontributin e tij.

Kontributi dhe vlerat që ai ka dhënë për KF Drita dhe futbollin gjilanas do të mbeten përherë një burim krenarie për qytetin dhe për brezat që vijnë.