Moldavi – Kosovë do të luhet në Itali

Ndeshja futbollistike Moldavi – Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve do të luhet në Parma të Italisë.

Kështu ka bërë të ditur komentatori i sportit, Arlind Sadiku, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se Federata e Moldavisë ka vendosur që kjo ndeshje të luhet në Itali, për arsye se ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Takimi është paraparë të zhvillohet më 3 shtator, në ora 20:45./mediafokus.info/