“Mos luani me brisqe”, kirurgu i QKUK-së ngre alarmin: Tre të plagosur brenda 24 orëve
Kirurgu torakal në QKUK, Shqiptar Demaçi, ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të plagosjeve me thika dhe mjete të tjera të mprehta, veçanërisht gjatë sezonit të verës.
Përmes një reagimi në Facebook, Demaçi ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 orëve, në Qendrën Emergjente, Reanimacion dhe Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë trajtuar tre persona të plagosur me mjete të mprehta.
Postimi i plotë:
Plagosjet me thika!
Tash, kohë e verës, gjallëri më shumë rrugëve e tregjeve, por edhe mundësi të grindjeve mes veti!
Si fenomen, loja e përdorimi nga pasja e armëve të ftohta, në moshën adoleshentëve e rinore ka qenë prezente, por jorrallë bëhet agresive! Në vend të alarmit, e them, vetëm për 24 orë u trajtuan tre të plagosur me brisq e thika në QKUK, Qendrën Emergjente, Reanimacion dhe Kirurgjia torakale !
Një i ri (18 vjeç) në gjendje të shokut të rëndë gjakderdhës u operua në mënyrë shumë urgjente( humbte 2,5 litra gjak nga plagët në krahëror), por u soll me kohë nga mjekët e paramedikët me autoambulancë të regjionit dhe u menaxhua me sukses nga ekipi kujdestar në QKUK (Q.Emergjente/Reanimacion/Kirurgji Torakale/ MIQ)!
Mos ta teprojmë me lojëra e sjellje agresive se mund të ketë fatalitete!
Shqiptar Demaçi, kirurg torakal, QKUK

