Mosmarrëveshje pronësore, vëllai tenton t’ia vras qenin motrës
Është arrestuar i dyshuari nga Prishina pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij, raporton Mediafokus.info.
Po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës, njofton Policia në raportin 24 orësh.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./mediafokus.info/

