Moti: Me vranësira e shi gjatë ditëve të ardhshme

Fundjava mund të sjell mot më stabil, parashikon “Prishtina Weather”.

Datat:

23.08 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite aty-këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

24.08 – Freskët e kryesisht me vransira.  Pasdite reshje lokale shiu, aty këtu edhe me bubullima.

25.08 – Vransira dhe intervale me diell.  Orëve të pasditës mundësi për rrebeshe me bubullima.

26.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pasdite, mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes.

Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa maksimalet nga 23C e 25C, deri të premten shënojnë rritje në 28C.