Musliu, Kurtit: Je kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin shqip në shtëpi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka thënë Albin Kurtit se ai do të jetë kryeministri i parë shqiptar të cilit fëmijët nuk i flasin shqip në shtëpi.

“Ju do të jeni kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin shqip”, i tha Musliu Kurtit në foltore.

Musliu më pas u kthye në foltore për ta sqaruar deklaratën e saj, duke thënë se këtë standard të ‘etiketimit të fëmijëve” e kanë nisur vetë Lëvizja Vetëvendosje që në krye e ka Kurtin.

“Ju kam thonë disa here në këtë foltore, kujdes kur prekni fëmijët e dikujt. Fëmijët e liderëve tanë të cilët janë etiketuar në këtë foltore prej Lëvizjes Vetëvendosje, a i ka sjellë lejleku apo janë ata prej jetimoreve?”

“Prandaj, këtë standard e keni bërë ju dhe mësohuni se do të përballeni me standardet që ju i keni krijuar në këtë vend”.