Siç njofton KFOR, i ndjeri ishte ushtar nga Turqia, dhe operonte në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

“Ai ishte një ushtar i dalluar dhe kontribuoi përmes shërbimit të tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta:

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it.”

Bëhet e ditur se për rastin janë njoftuar familjarët e të ndjerit.