Në Ballkan rrufeja godet për së kthjellëti
“Në botën reale, çdo qeveri demokratike do ta kërkonte bashkimin kombëtar, ndërsa ato jodemokratike, nxjerrin dilema”. Henry Kissinger
Shkruan: Nijazi Idrizi
Aktualisht, Ballkan ndodhen në një pikë kthese historike të diktuar. Nga vendimmarrësit shqiptar, kërkohet të bëhet një analizë e kësaj situate e cila duhet të konstatojë, nëse idetë që janë lanësuar, si: bashkimi kombëtar, shteti unitar i Kosovës, Minishengeni ballkanik, shtete etnike etj. rrjedhin nga një strategji globale, ku udhëheqësve shqiptar e serb iu është besuar promovimi i tyre, bazuar në rolet dhe përgjegjësitë globale, apo janë propozime ad hoc të rrethanave të imponuara, për arritjen e objektivave tjera.
Është koha kur interesat kombëtare të shqiptarëve, kërkojnë definimin e ngutshëm të së paku një pjese të politikave të tyre, zbatimi i të cilave duhet ti arrijë disa objektiva afatgjata. Meqë kemi të bëjmë me probleme që mund të kenë pasoja edhe globale, duhet të hartohet një plan për hyrjen dhe daljen nga këto sfida, me qëllim që si suksesi ashtu edhe devijimet eventuale të jenë të adresuara.
***
Për shkak të ndikimeve të huaja, situate politike në Ballkan është e paqëndrueshme. Mbështetja ad hoc nga SHBA dhe BE, ka lënë dyshime se kjo hapësirë nuk është interes i tyre. Për pasojë ka ardhur deri te ndërhyrja Ruso-Serbe, të cilat sollën pasoja deri buzë konfrontimit, në Bosnjë, Mal të Zi dhe veçanërisht në Kosovë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë, vende këto ku rrufeja godet për së kthjellëti.
Kosova, edhe pas 22 viteve të lirisë, nuk u la të konsolidohet si shtet. Serbia, në emër të bisedimeve të Brukselit, “për definimin e statusit të serbëve”, e ka aneksuar veriun, është bërë hisedarë në qeverisjen e Kosovës dhe e ka bllokuar njohjen ndërkombëtare të saj.
Serbia, po ndërhynë vazhdimisht në Bosnjë, ku po e provokon sërish një luftë tjetër, për ta aneksuar Republika Serbsken.
Serbia, pas dështimit të puçit në Malit të Zi, me ndihmën e kishës serbe dhe agjenturës ruse, vitin e kaluar ndërhyri me sukses në zgjedhje dhe e vendosi qeverinë kukull.
Këto akte janë me pasoja afatgjata për Ballkanin. Tejkalimi i kësaj situate kërkon riorganizim të tij, për ti arritur 3 objektiva: zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës, konsolidimi i Bosnjës si shtet unitar dhe presioni mbi Serbinë deri në demokratizim.
Në rrethanat aktuale, zgjidhja e vetme për Kosovën ka mbetur bashkimi me Shqipërinë. Çdo pritje e njohjes së saj nga Serbia dhe OKB-ja (për shkak të vetos ruse) është e kotë dhe do të sjell pasoja deri në konfrontim luftarak, në të cilin Rusia po investon.
Ky bashkim, ka mbetur qëllim jetik dhe nuk është larguar nga mendja e shqiptarëve kurrë. Siç dihet, sinonim i Shqipërisë gjatë gjithë shekullit XIX dhe XX, për shkak të kryengritjeve të pandërprera, ka qenë Kosova. Nuk ka mundur të merret me mend themelimi i shtetit shqiptar pa të. Ajo, për shkak të mungesës së perspektivës, ka qenë e detyruar të organizoj luftëra të vazhdueshme kundër sundimit osman dhe fqinjëve grabitqarë, për mbrojtjen e tokave te veta dhe definimin e statusit të tyre, që nga beteja e Kamenicës (1809) për mbrojtjen e Nishit. Të gjitha kuvendet, si ato të Arbrit, ai në Prizren, Pejë, te Verrat e Llukës, e deri te ai i Bujanit, në fondamentin e tyre ë kanë pas Shqipërinë dhe në asnjërin prej tyre nuk është folur për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Edhe gjatë kohës së pushtimit serb, të gjitha lëvizjet politike dhe luftarake, në programet e tyre, synim të vetëm e kanë pas bashkimin me Shqipërinë. Madje as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në dokumentet e veta, nuk ka heq dorë nga Bashkimi Kombëtar edhepse u detyrua që misionin e vet ta reduktoj në çlirimin e Kosovës.
Ideja për shtet të pavarur të Kosovës, u pranua vonë dhe me imponim. Atë e jetësoi gogoli serb i ”Shqipërisë së madhe”. Me të u trembë edhe Evropa. Me këtë gogol ajo kërkonte avancimin e rolit të saj nga paqeruajtës, në paqebërës, për të bërë pastrimin etnik të Kosovës, të ciline realizoi në vitin 1999.
Në vitet nëntëdhjeta, për ti ruajtur ekuilibrat global, shqiptarët e Kosovës u detyruan që bashkimit me Shqipërinë t’ia fusin në mes hallkën e identitetit shtetëror të Kosovës. Këtë shmangie kompromisi e pati artikuluar presidenti Rugova, kur pati thënë se: ”Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është qëllimi jetik i yni, ndërsa Kosova shtet i pavarur është kompromis i dhimbshëm”.
Për të blerë kohë, për gati një çerek shekulli, Kosova u vu në sprovë për ti testuar aftësitë e saj mbi çështjet e ngutshme, siç janë, avancimi i demokracisë dhe zhvillimi ekonomik, nga të cilat varet stabiliteti politik. Kosova dhe Shqipëria u lanë të lira që ti koordinojnë politikat në disa fusha, me qëllim që së bashku ti përballojnë rreziqet nga krizat që parashikohen të nxiten me qëllim në të ardhmen. Ato tashmë është dashur ta kishin një vizion të fiksuar në strategji, ku do të figuronte ky bashkim i qetë në disa hapa, duke e ndjekin rrugën e përafrimit gradual. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Oligarkët tanë janë mjaftuar me shkrimin e disa fjalëve të vakëta dhe kanë bërë pak hapa të ndrojtur, me shumë selame elektorale për Festën e Flamurit.
Frenimi i kësaj ideje nga udhëheqësit frikacak, e mundësoi daljen në skenë të Minishengenit Ballkanik, i cili e hodhi në planë të dytë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe e joshi serish Serbinë për një rol të ri të liderit, për dominim ekonomik e pastaj edhe politik të kësaj pjese të Ballkanit. Kjo ide e Bashkimit Ekonomik të Ballkanit, është hapi i madh i themelimit të Ballkanisë (e paralajmëruar nga Adem Demaqi). Ajo erdhi edhe si rezultat e vonesës së integrimit në BE, të cilën e shfrytëzoi Rusia në luftën për dominim. Tashti, Rusia po e pengon Serbinë ta njoh Pavarësinë e Kosovës, sepse kjo njohje do ta shpejtonte largimin e saj nga Ballkani, ku ajo ka krijuar pozicione të forta.
Kjo gjendje e ka inkurajuar edhe Serbinë, në ëndrrën e saj për ndarjen e Kosovës. Udhëheqësi i saj Vuçiq, po deklarohet hapur se pa copëtimin e dyfishtë të saj: për interesat e Serbisë (veriun e Mitrovicë dhe Anamoravën) dhe të serbëve të vendit (kantonizim dhe eksterritorialitet), nuk do ta njohin me asnjë çmim pavarësinë e Kosovës.
Tashmë është e çartë se për Kosovën nuk ka alternativë tjetër, pos asaj të bashkimi me Shqipërinë.
I takon qeverisë së re Kurti, që këtë zgjidhje ta negocioj me partnerët strategjik të shqiptarëve, me qëllim të ndërmarrjes së hapave edhe formal për shpalljen e saj.