Nga dy kosovarë me shtetësi të huaj konfiskohet sprej, thikë dhe narkotikë
Nga dy kosovarë me shtetësi të huaj, njëri mashkull dhe tjetri femër, janë konfiskuar nga policia në Ferizaj një sprej, një thikë dhe një sasi e narkotikëve.
Rr. Brahi Ademi, Ferizaj, 29.03.2021 – 01:35. Derisa policia ka qenë në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë me targa të huaja në të cilën gjendeshin i dyshuari mashkull kosovar me shtetësi të huaj dhe e dyshuara femër kosovare me shtetësi të huaj. Gjatë kontrollimit brenda në veturë në posedim të dy personave te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një sprej OC, një thikë si dhe një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike të llojit Marihuanë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje për 6 orë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

