Një burrë gjendet i vdekur në rrugë, ka shenja dhune pas koke
Një person është gjendur i vrarë në rrugë. Sipas të dhënave të para, viktima ka një plagë pas koke.
Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është një burrë rreth 50 vjeç.
Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.
Dyshohet që vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe viktima të jetë hedhur në rrugën ku u gjet, në qytetin e Elbasanit, lagja “Visarion Xhuvani”.

