Një e treta e të mbijetuarve nga Covid-19 përballen me ‘luhatje mendore’

Sipas disa studimeve të fundit, një e treta e personave të infektuar me Covid-19 kanë shëndet mendor ose simptoma neurologjike afatgjata.

Studiuesit zbuluan se 34% e të mbijetuarve nga Covid-19 rezultuan me probleme neurologjike ose psikologjike brenda gjashtë muajve nga koha e infektimit. Studimi i botua të martën në revistën Lancet Psychiatry, transmeton CNN.

Diagnoza më e zakonshme ishte ankthi, i gjetur në 17% të atyre që trajtoheshin për Covid-19, i ndjekur nga çrregullime të humorit, i gjetur në 14% të pacientëve.

Studimi konstaton se ndërsa efektet neurologjike janë më të rënda te pacientët e shtruar në spital, ato janë akoma të zakonshme tek ata që u trajtuan në një ambient të jashtëm. (foto ilustrim)