Nushi i PSD-së: Osmani e ka shndërruar presidencën në nëndegë të Kurtit
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka komentuar adresimin e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, rreth mos-certifikimit të disa subjekteve politike nga KQZ-ja.
Nushi tha se ajo çfarë ka bërë Osmani dje, është njëmend ndryshim dhe se veç ndryshimit të keqpërdorimit të institucionit, ka ndryshuar personi dhe diskursi.
Nushi tha se Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e presidencës në një nëndegë të Albin Kurtit, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se po shihet se qysh ç’kapja po na vie si kapje e re, e me metodën e njëjtë s’mund të priten rezultate ndryshe.
Postimi i plotë:
Zevendesimi i kapjes
Ajo cka ka bere u.d. e Presidentes Vjosa Osmani dje, eshte njemend ndryshim. Por vec ndryshim i keqperdorimit te institucionit. Ka ndryshuar personi dhe diskursi, por institucioni ka ngelur i kapur.
Eshte hera e pare qe nje presidente ne detyre, njekohesisht eshte edhe ne gare zgjedhore. Rrjedhimisht, Vjosa e ka shnderruar zyren e presidences ne nje nendege te z.Kulti.
Nga kjo zyre dje, u perkujdes ta rivertetoje nenshtrimin ndaj liderit. Ne menyre te paprecedente akuzoi dhe kercenoi nje institucion te pavarur per anshmeri, perderisa Vjosa vet eshte e anshme.
Kemi pare se si Vjosa, si “feministe” e vetedeklaruar nuk e çeli gojen kur u linqua drejtuesja e KQZ.
Kemi pare sesi Vjosa po u adresohet qytetareve me videokonferenca, taktike kjo e liderit te saj te ri. Keshtu po i pamundeson pyetjet e gazetareve. Taktike kjo e Presidentit Thaçi.
Kemi pare qe ne zyren ku priten delegacione te nivelit te larte, Vjosa priti edhe asambleiste te Ferizajit per ti aderuar ne “partine” e saj.
Kemi pare qysh ne menyre abuzive shperndau shtesa prej 700€ per punetoret e presidences.
Kemi pare qysh me vetura te presidences del dhe bene fushate.
Kemi pare se si jane punesuar njerez te cilet vec 4 dite me pas jane paraqitur si aderime.
Kemi pare qysh flamujte dhe simbolet e presidences nderrohen sipas qejfit te zonjes u.d. etj.
Pra po e shohim qysh c’kapja po na vjen si kapje e re. E me metoden e njejte s’mund te presim rezultate te ndryshme apo jo??./Mediafokus.info/


 
 
						 
						