Nxënësit e shkollës së artit godasin me ekspozitën kolektive virtuale ‘quarantine’

Në këtë kohë pandemie, nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” në Gjilan, nuk po qëndrojnë duarkryq.

Kreativiteti nga shtëpia i këtyre nxënësve do të dalë në dritë të premten, pasi ata kanë përgatitur ekspozitën kolektive virtuale e cila do të shfaqet në ora 18:40, në Facebook/shmap “Adem Kastrati” – Gjilan, shkruan Mediafokus.info.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se kjo është ekspozita e parë e kësaj natyre në Kosovë.

“Vlerësojmë angazhimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit menaxherial për punën e tyre në këtë kohë të Covid-19. Nxënësit e Gjilanit janë dëshmuar tashmë në fushën e artit dhe jam i lumtur që jemi kampion në nivel vendi me aplikimin e mësimit online”, ka deklaruar Gagica, për Mediafokus.info.

Gjilani është komuna e parë që ka aplikuar mësimin në distancë më 16 mars, ka dhënë shfaqje teatrale në formë online, derisa sistemin online të punës po e praktikon edhe Qendra Operative Emergjente e shërbimi civil./Mediafokus.info/