Pacolli: Dolëm ‘të lagur’ nga koalicioni me Nismën
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i zhgënjyer nga koalicioni me Nismën, në zgjedhjet e vitit 2019, raporton Mediafokus.info.
Madje, Pacolli ka thënë se dolën ‘të lagur’ nga ky koalicion.
“Nga ky koalicion dolëm të lagur. Për ne si partë nuk ishte zgjidhja e duhur”, tha Pacolli në Kallxo Përnime, derisa dha një përgjigje interesante kur është pyetur se si e lagu Fatmir Limaj.
“Ka gjujtë me gurë, është ngritë dallgë e ujit dhe na ka lagë (qeshet)”, tha Pacolli. /Mediafokus.info/