Pas situatës me COVID-19, mblidhet Komiteti për koordinim dhe vlerësim
Kosova shënoi 398 raste me COVID-19 të dielën, shifër kjo më e larta për këtë vit kalendarik. Kjo ka bërë që të ngritët alarmi si nga institucionet shëndetësore por edhe në mesin e qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të mblidhet Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19.
Ky takim që do të kryesohet nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe do të mbahet me fillim prej orës 11:00.
“Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID 19”, thuhet shkurt në njoftim.