Peticioni për një gjuhë shqipe të përbashkët

Peticioni i avokates Blertë Kraja dhe Institutit për zhvillimin e Gjuhës Shqipe paraqet një kërkesë për krijimin e një komisioni ndërshtetërore me ekspertë të kësaj fushe për një gjuhë shqipe të përbashkët, e për hartimin e rregullave të reja.

Një peticion juridik i hartuar nga Blerta Kraja dhe Instituti për Zhvillimin e Gjuhës Shqipe, paraqet kërkesën themelore për krijimin e një komisioni ndërshtetërore me ekspertë të kësaj fushe për një gjuhë shqipe të përbashkët, e për hartimin e rregullave të reja.

Peticioni është nënshkruar nga shkrimtarë dhe njohës të gjuhës shqipe nga trevat e ndryshme shqiptare, por edhe nga dashamirë të letërsisë shqipe.

Kjo kërkesë i drejtohet autoriteteve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjejme rastin t’iu drejtohemi me këtë kërkesë per krijimin e një komisioni ndërshtetëror me ekspertë ‘Për një gjuhë shqipe të përbashkët’, kërkesë e cila asht sa e natyrshme, aq edhe e dobishme për kombin shqiptar e që shtrohet si imperativ i kohës per shkak të intensifikimit te marrëdhënieve shumëplanëshe në rajonin e Ballkanit”, thuhet në peticion.

E rreth kësaj, publicisti dhe shkrimtari Migjen Kelemendi, i cili është njëri nga iniciatorët e këtij e këtij peticioni, ka thënë se “të presësh kryeministrin, Edi Rama, që do të dalë nga bunkeri tingullor i vitit ’72”, sipas tij “është njësoj si të kishte pritur që Nexhmije Hoxha me Ramiz Alin vetë me e ba tranzicionin prej diktature në demokraci. U desht pak me ju ndihmue”.

Ai i ka ftuar të gjithë që të nënshkruajnë këtë peticion.

“Ju ftoj me i ndihmue Ramës dhe sovjetikëve të fundit barikadues, me dalë në dritën e sotme të Gjuhës Shqipe, tuj e nënshkrue këtë peticion të avokates Blertë Kraja dhe Institutit për zhvillimin e Gjuhës Shqipe”, ka shtuar Kelmendi në rrjetin social Facebook.