Policia gjeti narkotik në Gjilan, njëri nga të dyshuarit sulmuan zyrtarin policor

Policia ka bërë të ditur se dje në Gjilan ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit tek njëri ka gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit, njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar zyrtarin policor, ndërkaq tjetri e ka penguar në kryerje të detyrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Gjilan,11.09.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit  i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.

Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.