6 viktimat në Greqi nuk janë shqiptarë

Ditën e djeshme Athina është tronditur nga vrasja e gjashtë personave, të cilët u ekzekutuan brenda një makine me targa false gjermane.

Në fillim autoritetet greke dyshuan se të ekzekutuarit ishin shtetas shqiptarë me origjinë rome, por pas veprimeve hetimore të mëtejshme, u zbulua se viktimat i përkisnin nënshtetësisë turke.

Gjashtë viktimave të cilët janë turq, iu gjetën në trup karta identiteti franceze, vërtetësia e të cilave ende nuk është vërtetuar.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes me armë mes autorëve dhe viktimave, por dyshohet se ka qenë një aferë e prishur për trafikun e drogës.

Ngjarja e djeshme është quajtur një terror i paprecedent, ku Policia e alarmuar ka mbërritur në vendngjarje e lajmëruar nga banorët e terrorizuar të zonës, të cilët dëshmojnë se kanë dëgjuar mbi 150 të shtëna armësh me një interval të shkurtër pushimi në fund.