Hyseni: Të vdekurit kanë të drejtë të varrosen dikund në tokë të Zotit dhe të shtetit

Profesori universitar Flamur Hyseni ka reaguar në profilin e tij në lidhje me debatin për lokacionin e varrezave që po zhvillohet këto ditë në Gjilan.

Ai thotë se të vdekurit kanë të drejtë të varrosen diku në tokën e Zotit dhe të shtetit.

Ja postimi i plotë i profesorit Hyseni nga profili i tij në facebook.

Në Gjilanin tim, politikanët lokalë po diskutojnë për varrezat. E kanë zgjatë shumë këtë diskutim.

Diskutimi ka shku aq larg sa që ja kanë nis me kallxu se “cili është katundi i duhur për të gjallët, e cili është i duhuri për të vdekurit”.

Njeriu, si i gjallë, si i vdekur ka dëshirë me i taku “katundit të duhur”.

Më së lehti është me marrë vendime çfarë do qofshin ato kur ka të bëj me të vdekurit.

Interesante, edhe për të “vdekurit” nuk po mund të vendosin si duhet!

Keni kujdes, të vdekurit kanë të drejtë të varrosen dikund në tokë të Zotit dhe të shtetit. Po gaboni po e miratoni ndonjë vendim të pa drejtë, ka shkruar Hyseni./MediaFokus/