Qeveria mblidhet në ora 15:00: A do të mbyllet vendi?
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, ka paralajmëruar mbledhjen në ora 15:00, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ministri Arben Vitia ka paralajmëruar ditëve të fundit mbyllje total si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe mbetet të shihet nëse do të ndodhë kjo.
Ky paralajmërim solli jo pak reagime në Kosovë.
Shumica e kryetarëve të Komunave, përjashto Prizrenin, e kanë kundërshtuar kategorikisht mbylljen, duke pohuar se do të shkaktojë krizë të madhe socio-ekonomike./mediafokus.info./