Raportohet për rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Një lajm të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ku thuhet se incidenti ka ndodhur të shtunën në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Më tej, nga SHKK-ja kanë thënë se ndaj dy të dënuarve janë iniciuar masa disiplinore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, kanë bënë të ditur për Insajderin.