Realizohet operacion i rrallë në kirurgjinë vaskulare në QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) është realizuar një operacion i rrallë.

Doktori i klinikës, Elmi Olluri, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, se ky rast është diçka e rrallë në trupin e njeriut.

Mosha dhe hezitimi që të bëjë operacion, ka bërë që te ky i moshuar të zhvillohen dy aneurizma në të njëjtën këmbë.

Ky është postimi i plotë i doktorit:

“Diç e rrallë në trupin e njeriut!

Por mosha 1922 i lindur, dhe hezitimi deri tani për operacion bën që te ky i moshuar 100 vjeqar të zhvillohen dy ANEURIZMA në të njëten gjymtyrë( këmbë).

Aneurizma e arteries profuna femoris (APF)dega e saj e dyte me dimenxione 5×4 cm

Dhe Aneurizma e arteries femorale superficiale( AFS) qe kishte përfshi edhe arterien politea (AP) deri edhe trungun TP ,me dimenxione 11x 4,8 cm

Jan raste te rralla në literaturë ose edhe e vetmi i këtij tipi kur merr për bazë lokalizimin, dimenxionet dhe përfshirja e disa arterive ?!

Këto raste shoqrohen me vdekje të larta , por edhe me 70-80% të humbjes së ekstremitetit ( këmës)

Pacienti ynë e përballoi mirë këte operacion edhe kemba e tij shpëtoi!

Këtë e bën të mundur Anesteziologët e QKUK dhe ekipi i kirurgjise vaskulare në QKUK.”