Rexhep Selimi: Ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, sot para gjykatësit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Po i nderuar kryetar. Unë kam pasur kohë të mjaftueshme që ta shoh aktakuzën dhe më lejoni që sot këtu të deklaroj se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Selimi.

Gjykatësi i kërkoi fjali më të qartë, pasi fjala “ndihet” nuk është e duhura për ta deklaruar pafajësinë.

“Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej, por po e përsëris. Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, e përsëriti Rexhep Selimi, i cili bashkë me Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin ndodhen në paraburgim.