Rikujtim: Agim Rexhepi, një mirëkuptues i pashoq dhe një kundërshtues i palëkundur

Shtatë vjet më parë, më 30 dhjetor 2016, iku nga kjo botë Agim Rexhepi, një njeri i arsimit dhe i politikës, një person me karakter të fortë, një mirëkuptues i pashoq dhe një kundërshtues i palëkundur, shkruan Mediafokus.info.

Të dyja këto veti, ai i përdorte sa herë që e kërkonte nevoja dhe rasti.

Nuk bënte kompromise për interesa individuale, por as nuk mbante inate për interesa personale.

Agimi e mbylli kaptinën e tij jetësore një natë para ndërrimit të moteve.

Ikja e hershme e tij nga kjo botë i mërziti pa masë shokët dhe miqtë.

Agimi ishte një bashkëpunëtor i mirë, një shok i afërt, një njeri i drejtë, ashtu siç e kishte dhe profesionin, një shpirt fisnik.

Agimi ka qenë një rezistues i pashoq përballë situatave të vështira, por ai ka ditur që të krijojë edhe optimizëm dhe shpresë në situata të rënda.

Ashtu optimist, siç ishte, ashtu edhe iku nga kjo botë. /Mediafokus.info